TIRANE

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali dhe raste të reja po konfirmohen çdo ditë. Po ashtu edhe numri i të vdekurve është rritur në mënyrë të frikshme duke shkruar në 366.

Giorgio Armani ishte i pari që zhvilloi një sfilatë me dyer të mbyllura, në një sallë bosh. Ndërsa tani stilisti i famshëm ka dhuruar 1.25 milionë euro për spitalet dhe institucionet që luftojnë përhapjen e koronavirusit.

Nga donacioni do të përfitojnë spitalet Luigi Sacco dhe San Raffaele, po ashtu edhe Istituto dei Tumori në Milano dhe Istituto Lazzaro Spallanzani në Romë.

Njoftimi u bë mbrëmjen e djeshme, pasi numri i të prekurve me COVID-19, në Itali arriti në 7,375, ndërkohë që në 24 orët e fundit nga virusi i tmerrshëm kanë vdekur 133 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb