Në Spanjë vijojnë të insistojnë, Griezmann ka pranuar ofertën e Barcelonës, por vetë drejtuesit e Atletico Madrid e mohojnë këtë lajm. Sipas ‘Mundo Deportivo’, Enrique Cerezo, presidenti i Atleticos, as që e imagjinon një transferim të tillë:

1495644708 911852 1495644848 Noticia Normal
1495644708 911852 1495644848 Noticia Normal

“Nuk e imagjinoj ekipin pa Griezmann. Ka një kontratë dhe është një nga talentet e klubit tonë, qëndron në Madrid me 100%”, u shpreh Cerezo. E sigurt është që ky lajm ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e Atleticos pasi mbi këtë temë është pyetur edhe trajneri Diego Simeone:

Atletico Madrid Vs Juventus 200219x
Atletico Madrid Vs Juventus 200219x

“A do të largohet Griezmann? Do të jete ai që do të thotë fjalën e fundit”, u shpreh Simeone. Në ditë e fundit qarkulluan shumë lajme se Griezmann nuk është aspak i lumtur në Madrid, është i bindur që me këtë fanellë e ka të pamundur të fitojë tituj të rëndësishëm, në kushte të tilla jo vetëm që kishte menduar largimin por kishte zgjedhur dhe skuadrën e ardhshme, Barcelonën. Tani mbetet vetëm të presim fundin e sezonit për të kuptuar se kush kanë të drejtë, drejtuesit e klubit apo mediat spanjolle.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb