FRANCE

Futbollisti francez, Olivier Giroud, do të jetë pjesë e filmit të animuar për superheroin Spider-Man. Ai e ka fituar rolin për projektin hollivudian dhe do ta huazojë zërin për karakterin Green Goblin. Konfirmimin për këtë projekt e ka bërë vet sulmuesi i Chelseat përmes një postimi në Twitter.

6144544 6386163 Image A 70 1542142351906
6144544 6386163 Image A 70 1542142351906

“Jam shumë i gëzuar që mund të konfirmoj se do ta huazoj zërin tim për Green Goblin në filmin #SpiderManNeëGeneration, i cili nga 12 dhjetori do të nisë shfaqjen nëpër kinema”, ka shkruar Giroud.

Përveç tij, pjesë e këtij filmi do të jetë edhe futbollisti tjetër francez, Presnel Kimpembe. Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit do ta huazojë zërin e tij për karakterin Scorpion.

“‘Spider-Man Neë Generation’ do të shfaqet në kinematë botërore në muajin dhjetor. Ruajuni nga Scorpioni (ai jam unë)”, ka shkruar 23-vjeçari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb