Bomberi francez Oliver Giroud do të qëndrojë tek Chelsea deri në fund të sezonit. Në një intervistë për RMC Sport 34-vjeçari ka konfirmuar se deri në fund të sezonit qëndron me blutë e Londrës dhe shpreson që të fitojë diçka.

Në 2021 luhet Europiani dhe Giroud e ka të qartë se nëse nuk luan deri në qershor, atëhere Deschamps do e lërë jashtë, por gjithsesi sulmuesi ka injoruar interesimin e Juventus dhe Interit.

Në qershor skadon edhe kontrata me Chelsea-n dhe Giroud thekson se do të ulet në tryezë me klubin për të diskutuar pasi si opsion mbetet edhe qëndrimi për një sezon tjetër në Londër.

“Unë jam duke ardhur në fund të kontratës sime në Chelsea në qershor, dhe kemi mundësinë e një viti tjetër. Ne do t’i diskutojmë gjërat në fund të vitit. Por, edhe një herë, unë kam ambicien për të fituar diçka me Chelsea këtë sezon, sepse kam shumë shpresë për shkak të cilësisë së skuadrës sonë. ”- tha Giroud.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb