Oliver Giroud ka vendosur mos largohet nga Chelsea. Francezi ishte shumë afër transferimit tek Milan, por duket se suksesi në Londër e ka dehur.

Ai do të vijojë edhe për një vit tek Chelsea.

Së fundmi Giroud fitoi Champions League edhe pse nuk luajti asnjë minutë në finale, por 34-vjeçari është i vendosur të qëndrojë.

Gara për kreun e sulmit tek Chelsea është më e fortë se kurrë, me Werner dhe Havertz që janë zgjedhjet e para të Tuchel, por gjermani po kërkon një top-bomber.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb