Jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Është kjo ajo që mund të zbulosh teksa lexon librin autobiografik të Gisele Bundchen, ‘Lessons’ i cili pritet të dalë në 2 tetor. Super modelja tregon që ka vuajtur nga paniku dhe ka menduar edhe të vrasë veten pikërisht kur ishte në kulmin e saj si modele dhe e fejuar me divin e Hollywood-it Leonardo DiCaprio.

Ditën e ditëlindjes së saj të 38-të Gisele ka njoftuar daljen e librit të saj nëpërmjet të cilin vendos të tregojë për jetën e saj

“Kam dashur të ndaj me ju sfidat e fituara në jetën time me shpresën që ajo mund të ndihmojë ata që ndodhen në situata të ngjashme”, ka treguar Gisele. Ankthi dhe paniku si dhe mendimi për të vrarë veten janë sfidat që unë arrita ti kaloj me sukses.

“Në 2003 unë isha në kulmin e karrierës time, kisha një familje dhe gjithmonë kam qenë një tip pozitiv por ndjehesha keq dhe pyesja veten :Përse ndjehem kështu? Ndjehesha e paaftë për të menduar ndryshe dhe impotente për të zgjidhur këtë gjendje. Bota jote bëhet gjithmonë e më e vogël dhe ti nuk arrin të marrësh frymë, është ky sensacioni më i keq që kam provuar në jetën time ‘shpjegon modelja në faqet e “Lessons”.
“Fillova të mendoja nëse tani do të hidhesha nga ndërtesa gjithçka do të përfundonte dhe kjo dhimbje që përjetoja do të mbaronte”. Ish engjëlli i Victoria’s Secret, që në atë kohë ishte e fejuar me Leonardo DiCaprio, tregon se e ka kaluar atë moment të errët vetë, pa ndihmën e ilaçeve.

Ankthi dhe frikat e së shkuarës tani janë vetëm një kujtim. Ajo është e martuar që prej 2009 me Tom Brady me të cilin ka dy fëmijë, Benjamin 8 vjec dhe Vivian 5.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb