Gisele Bundchen ka qenë modelja më e paguar në botë dhe duket se do të vazhdojë të mbyllë marrëveshje me shuma të pallogaritshme.

42-vjeçarja fitoi 2 milionë dollarë vetëm për të marrë pjesë në karnavalin në Rio de Zhaneiro!

Vendimi i saj për t’u ndarë me Tom Brady pasoi rikthimin e saj dinamik në reklama. Me rastin e ngjarjeve të karnavaleve, Gisele “rindez” marrëdhëniet me një partner të vjetër, birrën “Brahma” që i shtoi disa milionë pasuri.

Modelja kishte një dhomë VIP dhe disa kabina në karnavalin me famë botërore të Sapucaí, në të cilin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Është karakteristike se ndryshe nga personazhet e tjerë të famshëm që bien dakord herë pas here për njëfarë bashkëpunimi me markën specifike, bukuroshja braziliane vendosi kushtet e saj për të marrë pjesë në event.

Sipas një raporti të publikuar nga Globo, menjëherë pas paraqitjes së Gisele, kompania dyshohet se e ka bindur modelen që të shfaqej duke veshur një bluzë të zezë me markën e saj.

Xhisiela refuzoi të pinte birrë, por pranoi të merrte pjesë në event për vetëm 3 orë, duke fituar një shumë marramendëse.

Marka vendosi t’i paguajë Xhisielës 2 milionë dollarë për të qenë në dhomën VIP me këtë bluzë të zezë. Kjo ishte gjithçka që duhej të bënte për të marrë 11,000 dollarë në minutë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bukuroshja braziliane në mbrëmjen e së dielës së 19 shkurtit nuk mund të mos festonte karnavalin e Rio de Zhaneiros dhe ishte “e pranishme” në evente.

Ngjarjet e karnavaleve në Brazil këtë vit zhvillohen nga 17 deri më 22 shkurt.

Në historitë e saj në Instagram si dhe në klipet e shpërndara të postuara në rrjetet sociale, Xhisiela duket se është takuar me një grup të madh miqsh, me të cilët është argëtuar duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e sambas.

Xhisela dhe miqtë e saj ndoqën Sambadrome Marquês de Sapucaí për të parë festimet.

Edhe pse e veshur me një bluzë të thjeshtë të zezë dhe xhinse të bardha, Gisele mahniti të pranishmit teksa pozoi për foto në tapetin e kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: