Ajo ka pritur 38 vjetorin e ditëlindjes së saj për të njoftuar publikimin e librit të saj të parë ,’Lessons’, që do të dalë në 2 tetor.

Gisele Bundchen, nënë e dy fëmijëve, dhe bashkëshortja prej 9 vitesh e Tom Brady, ka vendosur të tregojë sesi i ka kaluar sfidat e jetës.

Modelja dhe aktivistja e ambientit shkruan në Instagram se të gjitha të ardhurat nga libri do të shkojnë në ndihmë të projektit Agua Limpa, për të ndihmuar projektet për burimet hidrike të gjeneratave të së ardhmes.

Me një mesazh social Gisele, e cila ndodhet me pushime me familjen, njofton daljen e librit të saj të parë: ’Jam e kënaqur të ndaj me ju lajmin që libri im do të dalë në 2 tetor! Të shkruaja një libër ishte një proces intensiv që më ka transformuar. Të zbuloja histori në thellësi të vetvetes më ka bërë të ndjehem e emocionuar dhe duke përballuar drejtpërdrejtë pasiguritë e mia mësova ta pranoj veten në mënyrën më të thellë.

Qëllimi im në shkrimin e këtij libri ishte të ndaja me ju se si i kam kaluar disa sfida të jetës sime, me shpresën që kjo mund të ndihmojë ata që ndodhen në situata të ngjashme si e imja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: