Gisele Bündchen së fundmi u bë pjesë e lajmeve, pas divorcit nga Tom Brady. Duke u përpjekur të ‘arratiset’ nga vështirësitë e një ndarjeje, topmodelja shkoi me pushime në një hotel luksoz në vendlindjen e saj në Brazil, së bashku me fëmijët e saj, Vivi 10-vjeçare dhe Benin 13-vjeçar.

Prej aty ajo ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram ku ajo pozon me një sfond ekzotik, në të tjera foto ka fiksuar fëmijët duke u argëtuar në pishinë, ndërsa në njërën përqafon vajzën e saj, ndoshta në dhomën e hotelit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gisele komenton fotot:”Rikarikimi i baterive me të vegjlit e mi, në tokën e zemrës sime!”. Duke njoftuar ndarjen së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, modelja kishte komentuar: “Me mirënjohje të madhe për kohën që kaluam së bashku, Tom dhe unë kemi vendosur miqësisht të finalizojmë divorcin tonë. Prioriteti im kanë qenë gjithmonë dhe janë fëmijët e mi, të cilët i dua me gjithë zemër. Ne do të vazhdojmë t’i rrisim ata së bashku, duke u dhënë atyre dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë. Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse vështirësitë do ta kalojmë këtë. Ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj Tomit të gjitha të mirat. Unë kërkoj që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të ndjeshme. Faleminderit, Gisele.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb