Supermodelja Gisele Bundchen ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me Joaquim Valante. Sipas raportit të fundit të revistës PEOPLE, bukuroshja braziliane ka mirëpritur një fëmijë me të dashurin e saj Joaquim.

Megjithatë, gjinia e foshnjës mbeti e fshehtë në këtë raport.

Për ata që nuk e dinë, ish-modelja e Victoria’s Secret është gjithashtu nënë e dy fëmijëve, vajzës Vivian, 12 vjeç, dhe djalit Benjamin, 15 vjeç, me ish-bashkëshortin Tom Brady.

Në fund të tetorit 2024, u konfirmua se Gisele dhe Joaquim po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Në një raport tjetër të fundit u vërtetua se ish-super modelja po përgatitej të lindte në shtëpi dhe dukej më e lumtur se kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: