Gisele Bündchen pranoi se kujdesi për fëmijët e saj ishte më kërkues sesa të punonte si modele. Në librin e saj të kujtimeve, të titulluar “Lessons: My Path to a Meaningful Life”, ajo shpjegoi se si duhej të hiqte dorë nga shumë fusha të jetës së saj në mënyrë që të kishte një familje me Tom Brady.

“Unë dhe Tom donim ta bënim martesën tonë të funksiononte. Pra, ajo që kisha punuar aq shumë për të arritur, ajo që kisha bërë që në moshën 14-vjeçare, duhej të kthehej prapa. Nuk ishte një tranzicion i qetë”, ka shkruar modelja.

Siç e ka përmendur më poshtë, ajo ndjeu sikur e humbi veten sapo u bë nënë. “Ishte sikur të kishte vdekur një pjesë e imja. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë i pavarur, gjithçka e bëja vetë. Por tani, pata këtë qenie të vogël dhe papritmas, u ndjeva sikur nuk mund të bëja gjëra të tjera. Ishte shumë e vështirë për mua”, ka shpjeguar ajo për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.

Sado që donte të bëhej nënë, përvoja e saj e parë me mëmësinë nuk ishte e lehtë, duke pasur parasysh se i duhej të linte pas gjithë karrierën e saj. “Është një tronditje e madhe kur e përjeton këtë. Mësova shpejt se të jesh nënë është shumë më tepër punë sesa modeling”, shpjegoi ajo.

Pavarësisht sa sakrifica bëri, ajo nuk mundi ta mbante familjen së bashku me Tom Brady. Çifti së fundmi njoftuan ndarjen e tyre, pas 13 vitesh së bashku.

Madje, ajo tha se tani është koha për të ndjekur sërish ëndrrat e tij dhe për t’iu përkushtuar modelingut. “Unë bëra detyrën time, që ishte të isha aty për Tomin. U transferova në Boston dhe u fokusova në krijimin e një mjedisi të dashur për fëmijët e mi për t’u rritur dhe për të qenë atje për ta mbështetur atë dhe për të mbështetur ëndrrat e tij. Të shoh fëmijët e mi të kenë sukses dhe të bëhen njerëzit e bukur që janë, duke e parë atë të ketë sukses dhe të ndihet i përmbushur në karrierën e tij, kjo më bën të lumtur. Në këtë pikë të jetës sime ndihem sikur kam bërë një punë të mirë në këtë”, tha ajo në një intervistë.

(Protothema.gr/BalkanWeb)

: Kur u bëra nënë, ishte sikur vdiq një pjesë e imja
Modelja ka folur për vështirësitë që ka hasur si nënë e re dhe sakrificat që ka bërë për fëmijët dhe martesën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb