Brenda një jave të vetme, Juve pësoi dy eliminime të rënda, nga Champions dhe Kupa e Italisë, dy humbe që tronditën në themel projektin e “Zonjës së Vjetër” dhe mbi të gjitha vendosën në dyshim të fortë stolin e Thiago Motta-s. Pa Champions sezonin e ardhshëm, është e pamundur që Motta të vijojë të jetë trajneri i Juves, por për të zbutur disi situatën, në përpjekje për të shpëtuar atë që ka mbetur mendoi Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Juves, i cili nxitoi duke konfirmuar Motta-n në stol:

“Jemi në një linjë me trajnerin, ndaj Empolit ishte një paraqitje e papranueshme, për këtë është e bindur skuadra, trajneri, por dhe ne. U takuam me Motta-n me mendje të ftohtë, folëm edhe me ekipin, jemi të gjithë të bindur, në të parët, se mund të bëjmë më shumë për të arritur Champions League në fund të sezonit. Jemi të bindur se projekti i nisur në verë është një projekt i rëndësishëm që do të na sjellë rezultate të mëdha në të ardhmen”, u shpreh Giuntoli.

Pavarësisht deklaratës së drejtorit sportiv, mediat italiane janë të bindura, në shtëpinë e Juves po reflektojnë në lidhje me të ardhmen e Thiago Motta-s, kanë dyshime të forta, për këtë arsye kanë nisur të studiojnë treguan për të qenë të përgatitur në çdo moment.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas TuttoSport, janë jo pak por katër emra në tavolinë, nga Conte te Gasperini për të vijuar me Mancinin dhe Tudor, por dy të parët janë opsione për një të ardhme të largët pasi janë në krye të dy skuadrave si Napoli dhe Atalanta, ndërsa Mancini dhe Tudor janë opsione për çdo rast emergjent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb