“Zonja e Vjetër” shpëtoi një pjesë të sezonit vetëm në frymën e fundit, por sigurisht vetëm pjesëmarrja në Champions League nuk mjafton për një klub të madh si Juventus. Në fund ai që paguan faturën është Drejtori Sportiv, Cristiano Giuntoli, i cili dështoi sërish edhe këto ditë të binde Contes për t’u rikthyer në Torino. Kjo është vetëm hallka e fundit, Giuntoli dështoi në çdo aspekt, dështoi me afrimin e Thiago Motta-s, dështoi gjithashtu edhe në merkato. Pavarësisht se është ende nën kontratë me Juven, John Elkann vendosi veton duke firmosur largimin e tij.

Ish Drejtori i Napolit erdhi në Torino në verën e vitit 2023, por në këto dy vite, edhe pse Juve investoi jo pak në merkato, ekipi nuk arriti kurrë të ishte konkurrues. Në këto kushte, Juves nuk i mbetet gjë tjetër të nis edhe një herë gjithçka nga e para.

Për momentin, trajneri Tudor nuk preket, do të jetë ai i cili do të drejtojë ekipin në Botërorin për Klube, por jo më gjatë se kaq, pasi në Torino pritet të zbarkojë një trajneri i ri.

Emri i parë në listën e dëshirave është Gian Piero Gasperini. Trajneri e ka mbyllur me Atalantën, por tekniku “azzurr” po kërkohet me insistim nga Roma. Sipas mediave italiane, Gasperini është takuar me drejtuesit e klubit kryeqytetas, por i ka lënë në pritje, pasi fillimisht kërkon një përgjigje përfundimtare nga Juventus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: