TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sonte në “Open” në News24 ndryshimin e ligjit për hapjen e dosjeve të bërë nga maxhoranca dhe me votat e një pjese të deputetëve të PD.

Berisha tha se çdo shqiptar që ka dashur të njihet me dosjen e tij dhe me persekutorin e tij ka pasur të drejtë absolute ligjore në vitin 2008 për ta bërë këtë dhe këtë ligj ka kundërshtuar Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese.

Ai e cilësoi ligjin e ri një gjah shtrigash dhe me qëllime pengmarrje. Sipas Berishës do vendosë qeveria se kush mund ta marrë dosjen.

“Mashtrues ordiner e ka pak. Kam ligjin e 2008, hapjen e dosjeve dhe lsutracionin. Çfarë thotë neni 26, çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale me atë përmban dosja. Për këto të dhëna i paraqet kërkesë me shkrim Autoritetetit të Dosjeve. Çdo shqiptar që ka dashur të njihet me dosjen e tij dhe me persekutorin e tij ka pasur të drejtë absolute ligjore në vitin 2008 për ta bërë këtë dhe këtë ligj ka kundërshtuar Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese. Përveç kësaj ka elementin e dekomunistizimit.

Ligji ekzistues është absolutisht vetëm hapje dosje. Nuk është dekomunistizim, nuk është lustracion. Por është modeli gjerman dhe nuk mund të mohohet çfarë thotë.
Neni i tyre është mos hapjen e dosjeve. Ka një nen për deklasifikimin e dosjeve. Ky është ligji në fuqi sot dhe është ligji i hapjes së dosjeve. Ligji tjetër është ligji i gjahut të shtrigave. Në nenin 20 pika 1, shtohet, çdo person gëzon të drejtë të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, jo të vetat, por të këtij, atij. Çdo person gëzon të drejtat të njihet me dokumentet e sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me të drejtën e informimit.
Personi publik është i detyruar, ka zgjidhje tjetër. Personi publik, është ligji i dekomunistizimit. Asnjë person nuk mund të mbajë funksione publike nëse është ky…
Çfarë kusuri ka fshatari që për një barrë dushk…
Ai shkonte për një thes mollë dhe i thoshte operativi firmos këtu.
Merr zyrtarë publik cilindo. Përjashtoji nga detyrat.
Po të shkosh ti të hapësh dosjen, është vetëm për pengmarrje, o bëj këtë, o do të nxjerr këtë.
Informacioni, vazhdon ligji, jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e kërkuesit për marrjen e këtij informacioni. Ky është një ligj për gjah shtrigash. Autoriteti përcakton se kujt ia jep dhe kujt nuk ia jep. Ky ligji tjetër përcakton taksative se kush e merr. Vendos qeveria. Ky është gjahu”, tha Berisha.
Ai deklaroi se kemi dorëzuar në Parlament ligjin me lustracionin që largon nga funksionet zyrtarët bashkëpunëtorë. “Lustracioni ekziston për policinë e gjykatësit, por nuk zbatohen”.

Berisha theksoi se Rama ka hall të bëjë gjah shtrigash ndaj njerëzve të thjeshtë dhe nuk pranon dekomunistizimin. “Ky është ligji i gjahut të shtrigave. Është në dhunim flagrant me të gjitha të drejtat.
Në qoftë se të ka persekutuar, të ka ndjekur, të ka torturuar i ke të gjitha të drejtat”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb