Gazetarja Klodiana Lala në një debat me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin ”Opinion” ia ka nxjerr ministrit një dokument për Preng Gjinin dhe konfliktet e tij të vjetra dhe gjakmarrjen e familjes së tij me familjen Reçi.

Në dokument shkruhet ekzaktësisht se ”‘Sipas informacioneve të siguruara na rrugë operative rezulton se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e konflikteve të ashpra, gjakmarrje/hakmarrje që familja gjini ka me familjen Reçi nga qyteti i Rrëshenit. Këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian, ndërmjet shtetasit Gasper Reçi me të dëmtuarin Preng Gjini. Sipas të dhënave shtetasi Gaspër Reçi është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim në datën 12.08.2019 në qytetin e Rrëshenit është vrarë Armando Gjini, vëllai i të dëmtuarit Preng Gjin, si dhe ngjarja e ndodhur në qytetin e Tiranës në datën 15.09.2020 ku është dëmtuar rëndë shtetasi Preng Gjini’.

Pikërisht Lala thotë se Policia ka dështuar të parandalojë ngjarjen e 15 shtatorit në Tiranë ku një atentat me lëndë plasëse të telekomanduar në makinë iu bë Preng Gjinit. Në dokument shkruhet qartë se Policia e dinte historinë e vjetër të dy fiseve Reçi e Gjini, dhe se Gasper Reçi u vra në Itali në 2017 për konflikte droge me Preng Gjinin gjë që çoi në gjakmarrje mes dy familjeve.

Ka dështuar policia e shtetit të parandalojë një ngjarje kaq të rëndë?”-pyet Lala.

Nga ana tjetër Ministri Lleshaj ka hedhur poshtë këtë duke theksuar se Policia nuk ka dështuar pasi edhe një thashethem merret në rrugë operative. Ai shton se nuk mund të thuhet që Policia ka ditur autorin nuk e arrestoi.

”Nuk ka dështuar fare. Aspak! Aty flitet për informacion të siguruar në rrugë operative. Edhe një thashethem merret në rrugë operative. Nuk mund të thuhet se Policia e ka ditur autorin dhe nuk e ka arrestuar. Po nxitni një konflikt. Janë vrarë njerëz, është e vërtetë dhe është një situatë e pasqaruar.”- tha Lleshaj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb