Leo Roçi ka humbur prej disa ditësh kontaktet me familjen.

Kushërira e tij ka dhënë detaje të reja në lidhej me ngjarjen në një lidhje skype në emisionin “Me Zemër të hapur”.

“Serbja ishte e dyshimtë sepse na bënte vazhdimisht pyetje. Na pyeste çfarë kërkon ky person në Serbi. Gjithë ditën ka qenë online në WhatsApp-i sepse kemi folur nga WhatsApp-i i Leos.

I kam thënë edhe nëse e ka peng më thuaj sa para do por më ka thënë nuk dua të tregoj, nuk ka asnjë dobi sepse ai nuk jeton.

Më pas ka fikur telefonin.

Kur u ndez ishte një person që më thotë keni folur me gruan time dhe ajo nuk di çfarë flet. Jam doganier, pastaj tha jam një çoban.

Ka folur me video me vëllanë e Leos dhe i ka thënë kam të gjithë sendet e Leos.
Pyetja është si arriti të hapë telefonin e Leos, kur telefoni ka qenë me Password”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: