Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se një fëmijë 4 vjeç është pickuar nga një gjarpër dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Mësohet se vajza 4-vjeçare kishte shkuar te gjyshja, në fshatin Bamatat, dhe ka qenë duke luajtur mes pemëve, kur është pickuar nga gjarpri në këmbë.

Vogëlushja është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb