TIRANE- Një grup prej 6 deputetësh të PD-së, LSI-së dhe PDIU-së i kanë dërguar sot një kërkesë kryeministrit Edi Rama pas situatës së krijuar në Zharrëz të Fierit, atje ku lëkundjet e vazhdueshme të tokës janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët.

Deputetët Petrit Vasili (LSI), Omer Mamo (PDIU), Kozma Dashi (PD), Robert Bitri (LSI), Bedri Mihja (PD) i kërkojnë kryeministrit jo vetëm të ngrejë një komision të kryesuar nga numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, në përbërje të së cilit të jenë edhe ministriat Damian Gjiknuri, Milva Ikonomi dhe Arben Ahmetaj si dhe ekspertë të fushës dhe të pavarur, por të shpallet gjendja e emergjencës në këtë zonë, të rifillojë zhdëmtimi i banorëve dhe të përcaktohet shkaku i lëkundjeve.

LETRA
15658850_230712834021227_1352003503_o

1- Komisioni për verifikim dhe zgjidhe të situatës të kryesohet nga zv.kryeministri dhe në përbqërje3 të jenë ministrat e Energjetikës, të Ekonomisë, të Financave dhe të pushtetit lokal si dhe nga ekspertë ku në mënyrë të domosdoshme të jenë pjesë të komisionit dhe ekspertëve, su dhe ekspertë të pavarur që gëzojnë besimin e komunitetit të Zharrëzës por edhe që kanë një eksperiencë teknike më të madhe në njohjen e gjeologjisë së naftës he kërkimit.

2- Të shpallet gjendja e emergjencës së zonës dhe të trajtohen banorët mbi ligjin në gjendjen e emergjencës.

3- Të fillojë menjëherë zhdëmtimi dhe riparimi i menjëhershëm i dëmtimeve që kanë bërë të pamundur jetën e banorëve.

4- Të përcaktohet në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të pasur një zgjidhje definitive të situatës

5- Të bëhet një hetimi thelluar administrativ mbi zbatimin e kontratës nga Bankers Petrolium s dhe devijimet eventuale të karakterit teknik.

6- Kërkojmë që komisioni të fillojë sa më parë punën dhe të ketë një raport mbi zgjidhjen e situatës brenda muajit janar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: