Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, në provincën Foggia, ku u zbulua një plantacion gjigand, i mbjellë me bimë narkotike.

Mediat në shtetin fqinj bëjnë të ditur se, në fshatin Ordona në Foggia, janë zbuluar 180 mijë bimë kanabis sattiva, të mbjella në gjashtë hektarë tokë.

Sipas hetuesve italianë, një sasi kaq e madhe bimësh narkotike nuk është sekuestruar asnjëherë në Itali. Ndërkohë, policia italiane nuk ka publikuar ende identitetin e personave që ranë në pranga për kultivimin e drogës.

Një plantacion kaq i madh me bimë narkotike nuk është zbuluar as në Shqipëri, ku policia vijon aksionin antikanabis në të gjithë vendin dhe ka asgjësuar mijëra rrënjë kanabis sativa.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: