Në emisionin “Open” në News24 politologu Fitim Zekthi, analisti Arion Sula si edhe anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani folën për lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Gjatë bisedës në studio, Arben Ristani tha se dosja e inceneratorëve duket se po shkon drejt dështimit. Politologu Fitim Zekthi tha se kjo është një çështje që kërkon të zbardhet, duke shtuar se drejtësia në vendin tonë nuk përdor të njëjtin standard për qytetarët dhe pushtetarët.

Nga ana e tij, analisti Arion Sulo tha se për këtë çështje ka negociuar pushteti qeveria apo edhe ministrat që kanë shkelur ligjin në mënyrë që Bllako të heshtë në këmbim të lehtësimeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Politologu Fitim Zekthi: Shqetësimi është se çështja e inceneratorëve është çështje shumë e madhe  dhe nuk ka një hetim. Pra Bllako prisja të bëhej i penduar i drejtësisë. Nuk presin shqiptarët që çështja të zvarritje, Të paktën të hidhet dritë, çfarë ka ndodhur? Ore ky drejtori ka drejtor më të madh ky. Si shkon zinxhiri. Këtu ka diçka është hetuar në gjendje lirë Tahiri që akuzohej për trafik ndërkombëtar drogë dhe arrestohet një njeri që vjedh një biçikletë. Pra ka një problem shumë të madh. Tani një zyrtar i lartë dyshohet i përfshirë në një aferë gjigante dhe nga drejtësia nuk ka të njëjti standard.

Analisti Arion Sulo: Si shpjegohet që në Shqipëri vetëm kriminelët e mëdhenj dhe politikanë kanë masë lehtësuese arresti. Nuk kemi një zgjerim të hetimeve drejt personave të tjerë. Janë 17 vendime për një ditë për inceneratorë. Bllako kur u arrestua u zhduk tetë orë. Shteti jonë pushoi së ekzistuari. Pas disa orësh u shfaq dhe u dorëzua në polici. Ka negociuar pushteti qeveria, ministrat që e dinë që kanë shkelur ligjin që Bllako të heshtë në këmbim të lehtësimeve.

Arben Ristani: Do bësh gjashtë muaj burg do gëzosh paratë që ke vjedhur dhe do të mbyllim dhe çështjen. Dosja ka kohë që po shkon drejt dështimit. U arrestua në mënyrë të negociuar dhe negociata vazhdon. U tha se një nga shkaqet përvec gjendjes familjare ishte se nuk mund të cënojë hetimet. Pra në rast se hetimet kanë përfunduar dhe del që nuk ka prova do ishte kërkuar pushimi i çështjes, por nëse del që është fajtor nuk është rrethanë për këtë rezultat. Pra kjo është tërësisht një indicie që kjo dosje po shkon në kosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb