Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e BE, Soreca ka folur për sfidat që e presin sistemin shëndetësor në luftën ndaj COVID-19.

Manastirliu thotë se sot jemi 6 muaj nga dita kur u shënua rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, teksa që atëhere sistemi shëndetësor e ka përballuar mirë situatën.

Por ajo pranon se ka ende shumë për t’u bërë në spitale dhe kapacietetet e sistemit shëndetësor.
Më tej ajo thotë se periudha e re vjeshtë- dimër do ta përballë sistemin shëndetësor me shumë sfida në përballjen ndaj COVID-19.

”Më lejoni të hap këtë ceremoni, sepse kemi krijuar një traditë të mirë me ambasadorin e BE, për ndihmën që jep për mirë administrimin dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor, për përgjigjien ndaj COVID_19. Falenderoj ambasadorin. Për të bërë të mundur ndihmën dhe mbështetjen që vijon BE të japë për shqiptarët.
Fiks 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri. 6 muaj pune intensive të qeverisë shqiptare. 6 muaj luftë në frontin e mjekëve dhe infermierëve në spitalet tonë. 6 muaj punë intensive të epidemiologëve. 6 muaj punë e Urgjencës Kombëtare për t’iu përgjigjur në kohë çdo rasti. Ne po përballojmë këtë pandemi e cila ka vështirësitë e saj, dhe që sistemi deri më tani falë të gjithave kontributit të bashkëpuntorëve ia kemi dalë që ta menaxhojmë më së miri.
Përballemi çdo ditë me sfida të mëdha. S’mund të themi që në gjithë punën tonë, s’ka pasur vështirësi, dhe s’na kanë shoqëruar sfida të sistemit.
Por falë impenjimit në terren po bëhet punë e mrekullueshme. Ka ende shumë për të bërë në sistemin shëndetësor. Qytetarët vijojnë të kenë problematika, të marrin shërbime shëndetësore dhe as për një moment nuk i është ndërprerë, falë një pune të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Ajo çfarë na pret është një periudhë që do na përballë me shumë sfida. Sezon vjeshtë- dimër që kemi ndërtuar një strategji dhe qasja gjithpërfshirëse, ku si kryesore mbeten kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe forcimi i tyre.”- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb