Sistemi ynë psiko-fizik ka nevojë për rreth 6 orë të marrë veten nga 5 minuta inat. Këtë fakt e ka zbuluar një studim i cili, ndër të tjera sugjeron që njerëzit të mësojnë të vetë-kontrollohen, për të mos vuajtur pasoja të tjera.

Pesë minuta inat mund të bëjnë që trupi juaj të pësojë dëme të cilat do të kërkojnë gjashtë orë për t’u rikuperuar.

Kjo është arsyeja pse duhet që të veproni me qetësi dhe të mos inatoseni, pasi një sjellje e tillë jo vetëm që nuk do të zgjidhë problemin, por edhe do t’ju dëmtojë.

Në këtë pikë lind pyetja: A duhet ta ndrydhim veten dhe të mos shprehemi?

Përgjigjja është Jo, pasi të dyja ekstremet e sjelljes do të sjellin të njëjtat dëme.

Ajo që duhet të bëni është kultivimi i zakoneve të shëndetshme, të cilat do t’u bëjnë të reagoni me qetësi edhe në situata të vështira.

Do t’ju duhet të udhëtoni thellë brenda vetes suaj. Në këtë mënyrë do të mund të kuptoni atë që ju mërzit dhe do të mund të shmangni situatat e pashëndetshme për ju

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: