6 pikë në 2 ndeshjet e para të kualifikueseve të Euro 2024. Nuk mund të mos jetë i kënaqur trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili foli për mediat pas fitores minimale 0-1 në Irlandë. Deschamps vlerësoi në maksimum portierin Maignan, duke e cilësuar si të ardhmen e francezëve.

“Jam shumë i lumtur për këtë nisje, pasi është shumë pozitive ta nisesh me gjashtë pikë, pesë gola shënuar dhe asnjë të pësuar. Skuadra tregoi shpirt dhe karakter të madh. Mike bëri një pritje të jashtëzakonshme, por unë nuk jam i befasuar. Unë e di se për çfarë është i aftë Mike. Hugo ishte gjithashtu i aftë për shpëtime të tilla në zhanrin e tij. Mike i ka të gjitha cilësitë, qëllimin dhe mendjen. Ai është një lider. Fillimisht ishte penalltia e shpëtuar ndaj Holandës.

Por kjo ndalesë vlen edhe më shumë, vlen sa një gol. Nuk kisha dyshime dhe pasiguri për trashëgiminë. Jam shumë i lumtur për të, skuadra ndihet e sigurt kur ai është në portë.” –tha Didier Deschamps.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: