Në Mal të Zi janë regjistruar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton AA.

Nga Instituti për shëndet publik në Mal të Zi thonë se të gjithë të prekurit nga koronavirusi janë nga Podgorica.

“Janë analizuar mostrat e 85 personave nga të cilët gjashtë dolën pozitiv. Të gjithë të infektuarit janë nga Podgorica”, njoftuan nga Instituti.

Në Mal të Zi deri tani 223 persona janë infektuar me koronavirus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb