TIRANE-Janë disa persona që kurrë nuk sëmuren…mirëpo si ia dalin ashtu? A posedojnë sistem mbinjerëzor të imunitetit? Jo thjesht kane disa zakone të përditshme qe i shpëtojnë nga sëmundjet. Femra.net sjell disa prej tyre.

1. Kanë kohë të caktuar të gjumit
Studimet tregojnë se personat që bëjnë 8 orë gjumë në natë kanë tre herë më pak gjasa të ftohen, në krahasim me personat që bëjnë gjumë më pak se 7 orë. Arsyeja qëndron në atë se gjatë gjumit trupi juaj rigjenerohet dhe i rregullon hormonet e stresit që mund të ju bëjnë më të prirur për infeksione.

2. Hanë ushqim të llojllojshëm
Të ushqyerit me ushqime të pasura me antioksidantë si patatet e ëmbla (beta-karotinë), agrume dhe speca( vitaminë C), bajame (vitaminë E) dhe rrush të kuq (resveratrol) i rigjeneron qelizat e dëmtuara në luftën kundër baktereve dhe mikrobeve.

3. Kujdesen për lukthin
Çdo ditë sjellim diçka nga jashtë brenda organizmit tonë, edhe pse shumica e baktereve dhe mikrobeve janë të padëmshme, disa prej tyre mund të shkaktojnë sëmundje. Në këtë rast lukthi juaj futet në aksion, bakteria e mirë e përforcon sistemin imunitar andaj duhet të merrni ushqime me probiotikë apo suplemente.

4. Pastrojnë duart rregullisht
Nuk çmendeni pas pastrimit të duarve mirëpo e zvogëloni rrezikun e sëmundjeve nëse i pastroni ato para se të hani, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas përdorimit të tualetit si dhe pas teshtitjes dhe kollitjes.

5. Përqafohen
Përqafimi e përforcon sistemin imunitar. Po, po eshte shume e vertete, ndaj dini dhe takoni sa me shume njerez se ekspozoheni ndaj shume batkereve dhe kesisoj fitoni imunitet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: