Osteoporoza njihet si sëmundja e fshehur e kockave.

Ajo shkakton humbje të mëdha të dendësisë kockore që vështirë të zëvendësohen dhe fraktura të përsëritura.

Cilat Janë Shenjat Paralajmëruese Të Osteoporozës
Ndihesh Sikur Humbet Gjatësi Trupore
Nëse ndiheni sikur keni humbur shumë nga gjatësia juaj, atëherë mund të jeni prekur nga osteoporoza.

Kjo shkakton një kolaps të kockave të shpinës që jep ndjesinë e humbjes së disa centimetrave.

Rënia e Dhëmbëve
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dobësimi i kockave të nofullës shkakton rënie të dhëmbëve.

Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e osteoporozës, por edhe e disa problemeve të tjera.

Këtë diagnozë mund ta përcaktojë vetëm mjeku.

Qëndrim i Shtrembër Ose Gungë Në Shpinë
Kur kockat e shpinës nuk arrijnë të mbështesin peshën e trupit, ato do të shtrembërohen.

Shtrembërimi shkakton gungë në pjesën e shpinës, që tregon gjendjen e keqe të shpinës.

Osteoporoza Dhe Faktori Gjenetik
Ky faktor është përcaktues për të paktën 80 përqind të masës kockore.

Nëse dikush në familjen tuaj vuan nga kjo sëmundje, edhe ju mund të jeni të predispozuar të prekeni nga osteoporoza.

Masë E Pakët Kockore
Kjo do të thotë se masa e kalçiumit dhe mineraleve në kocka është shumë më e ulët se normalja.

Nëse analizat tregojnë se masa kockore është e pakët, jeni më të predispozuar të prekeni nga osteoporoza.

Fraktura Të Shpeshta
Nëse pësoni fraktura edhe nga një rrëzim i vogël, atëherë me siguri jeni të prekur nga osteoporoza.

Frakturat tregojnë se kockat janë të dobëta dhe kanë nevojë për ndihmë.

Këto janë disa prej shenjave paralajmëruese të osteoporozës.

Megjithatë, është mjeku ai që mund të japë një diagnozë të saktë të sëmundjes së fshehur.

AgroWeb.org ju këshillon që nëse vëreni këto shenja duhet të konsultoheni me mjekun.

Si T’a Shmangni
Merrni kalciumin e duhur edhe nga perimet e gjelbra.

Merrni Vitaminë D. Këtë mineral mund ta gjeni edhe në disa ushqime siç janë e verdha e vezës, mëlçia e lopës dhe viçit, disa kërpudha, peshku dhe disa djathëra.

Përpiquni të keni sa më pak stres. Stresi rrit nivelet e kortizolit dhe çon në humbjen e densitetit të kockave.

Që të shmangni osteoporozën duhet të kufizoni ndjeshëm pijet e gazuara, sidomos ato të sheqerosura.

Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik stimulon kockat. Mjaftojnë 15-30 minuta aktivitet në ditë për të rritur densitetin e kockave./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb