Shqipëria barazoi 1-1 me Islandën në Rejkjavik, në ndeshjen e parë të Nations League. Golit të Seferit iu përgjigj Thorsteinsson. Pas sfidës për mediet foli lojtari i Përfaqësueses tonë, Klaus Gjasula.

“Pjesën e parë ishim kompakt dhe të disiplinuar. Goli i Islandës na qëlloi keq, humbëm topa të lehtë dhe ata u dukën të fortë pastaj. Më pas ndeshja shkoi ashtu.Folëm në pushim, e dinim që do ishte e vështirë. Vëmendjen e kishim aty, 10-15 minuta por pësuam. Nuk ishim aty ku duhej.Guxim për tri pikë? Një pikë është mirë, kishim mundësi për të sulmuar më shumë. Mund ta fitonim, por edhe ta humbnim. Më mirë rezultat i sigurt.

3 pikë me Izraelin? Mund të mundim çdo ekip në këtë grup, të tre ekipet janë në nivel pranë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb