TIRANË

Eksperti i çështjeve zgjedhore Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se Edi Rama sillet sot si gangster. Gjata nënvizoi se edhe dalja e ushtrisë për të mbrojtur Rinasin është antikushtetuese.

“Rama sillet si gangster. Edhe dalja e ushtrisë ka qenë antikushtetuese. Kjo sepse duhej të ndiqeshin procedurat një më një. Jo të nxirret ushtria, pa pyetur as Kuvend, as president, pa marrë miratime, asgjë. Kjo është e turpshme.

Kjo qeveri sillet si gangstere. Këta nuk pyesin për asgjë. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione të pavarura. Në vend që të ftohet opozita, këta thonë ‘s’më duhet nëse ka ose Gjykata Kushtetuese’. Kjo është të sillesh tamam si gangster”, deklaroi Çlirim Gjata.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb