Besimi i konsumtaoreve dhe bizneseve ne ekonomi ka pesuar renie per here te pare kete vit ne fund te 8-mujorit. Banka e Shqiperisë raporton se treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi rënie në muajin Gusht. Ky tregues pësoi një rënie të lehtë me 0.6 pikë përqindje, megjithatë ngelet ende sipër mesatares afatgjatë me 9.8 pikë përqindje më shumë.

Rënia më e madhe gjatë muajit Gusht u shkaktua nga rënia e besimit në sektorin e tregtisë, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet e bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pavarësisht rënies së fortë të Gushtit, niveli i besimit qëndron më lart krahasuar me periudhën para pandemisë.

Besimi në sektorët e ndërtimit, shërbimeve së bashku me besimin konsumator vijuan të përmirësohen në muajin Gusht. Treguesi i besimit në ndërtim vijoi prirjen rritëse në muajin Gusht, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Edhe treguesi i besimit në shërbime regjistroi rritje për të pestin muaj rresht duke arritur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit. Po ashtu edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rritje duke iu rikthyer rritjes të regjistruar në pjesën më të madhe të vitit.

Treguesi i ndjesisë ekonomike përmbledh perceptimin e bizneseve dhe konsumatorëve për gjëndjen e tyre aktuale si dhe pritshmërinë për të ardhmen. Si i tille ai është një nga indikatoret udhëheqës më të rëndësishëm që projekton ecurinë e ekonomisë në avancë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb