Gjermanët grumbulluan më shumë ar gjatë pandemisë, sipas një sondazhi të fundit.

”Qytetarët grumbulluan rreth 9,089 tonë ar, kryesisht në formën e shufrave dhe monedhave”, sipas studimit nga universiteti privat ”Steinbeis” i Berlinit i porositur nga Reisebank.

Kjo sasi ishte rreth 269 tonë më shumë se studimi i fundit në 2019 dhe sasia më e madhe e regjistruar në vend.

”Rreth 3 900 tonë ar mbahen në formën e bizhuterive”, tregoi studimi, i cili u bazua në një sondazh të 2 000 personave në Gjermani.

”Ari shihet ende si një strehë e sigurt në kohë të pasigurta”, theksoi Jens Kleine i Qendrës Kërkimore Steinbeis për Shërbimet Financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: