VJENË-Në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar ngjarja me moton “Ndërtimi i urave”, për t’u ndjekur gara e Eurovisionit, para se të fillonte prezantimin këngëtarja serbe, një person është ngjitur në skenë dhe ka valëvitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Shqipërisë së Etnike, i njëjtë me atë që u lëshua me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh, transmeton lajmi.net.

‘Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filluan të valviteshin flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por pas ndërhyrjes së sigurimit ata janë larguar.’- shkruan ‘Tanjug’.

https://www.youtube.com/watch?v=_vnDgHKmz38

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: