SHBA-Pas një viti, Presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama do t’i kthehen jetës normale.

E ftuar në emisionin e Stefen Kolbert, Michelle ka rrëfyer për gjerat që e ka marrë malli të bëjë nga jeta e zakonshme, dhe që tani që është bashkëshortja e kreut të Shtëpisë së Bardhë, nuk mundet.

Ajo tregoi se e ka marrë malli që të ngasë vetë makinën e saj dhe me xhama të hapur:

“Një ditë, agjenti im kryesor më lejoji të hapja dritaret për rreth pesë minuta dhe më tha: Shijoje”.

Një tjetër gjë që i mungon ta bëjë tani që është Zonjë e Parë, është që të bëjë pazar në vendet ku tregtohet me pakicë dhe me çmime të ulëta, në dyqanet Target.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: