Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin që u regjistrua në Berat, pasi kandidati për deputet i PD-së, Tomor Alizoti bllokoi një furgon me mallra. Sipas Alizotit këto produkte ushqimore do shpërndaheshin nga PS për familjet në Berat.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta iu bën tirrje qytetarëve të Beratit që të gjejnë raste të tilla dhe mos t’i tolerojnë. Madje ai shton se “Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!”.

REAGIMI I METËS
Bravo qytetarëve të Beratit!
Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!
Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill! ??
“…Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!” ??
Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! ??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb