Analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për ndarjen nga jeta të skulptorit Arben Bajo, u shpreh se veprat e tij janë pronë publike.

Gjekmarkaj theksoi se Bajo do të mbetet gjithmonë në memorien e njerëzve, pasi artistët kanë dy jetë, atë që jetojmë dhe atë që lënë pas, mbasi ikin.

Arben Balo ka bërë skluptura me rëndësi të madhe për ne shqiptarët. Ai ka bërë skulptura mitologjike. Skulpturat e tij vizitohen nga shumë persona. Balo është një artist kozmopolit dhe kishte kulmin e përsosjes dhe përsosmërinë. Ai la veprën e madhe publike. Do të mbetet në memorien e të gjithëve. Veprat e Bakos janë vepra publike. Koronavirusi fatkeqësisht po shkakton shumë vdekje dhe ndaj duhet të bëjmë shumë që të izolohemi nga Covid-19”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur në lidhje me situatën nga koronavirusi, Gjekmarkaj vlerësoi se gjithcka duket se ka dalë jashtë kontrollit.

“Unë mendoj se jemi sot në një kakofoni totale. Kemi mekje, nuk shoh më kryeministrin që të flasë për Covid-19, nga ai fjalor që bënte thirrje për kujdes, tani duket më i larguar. Duket se situata ka dalë tashmë jashtë kontrollit. Raporti i bie të jetë një në katër e rezulton se virusi ka përhapje kudo. Koronavirusi po përhapet edhe për shkak të problemeve të institucioneve, por edhe njerëzit nuk janë të kujdesshëm. Strukturat shtetërore janë inekzsitente, duken të dorëzuara”, vlerësoi Gjekmarkaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb