Sërish debate në “Real Story” mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ky i fundit tha se e fal Gjekmarkajn për fjalorin e përdorur ndaj tij, por kandidati i PD, theksoi se nëse kryetari i Bindjes Demokratike nuk kërkon falje për shpifjen.

Debati:

Astrit Patozi: Dua të them dy fjali për incidentin. Ajo më kujton ushtarët japonezë, që luftonin në ishujt e Paqësorit megjithëse lufta kishte mbaruar dhe perandori kishte nënshkruar kapitullimin. Kjo është dhe rasti i Agronit, sepse për shkak të hebrenjve që këshillojnë zotin Basha, kanë thënë që të mos na sulmojnë në fushatë. Agroni duke mos e ditur na sulmoi. Unë e fal Agronin për fjalorin që përdori.

Agron Gjekmarkaj: Fal veten, kërko falje për shpifjen. Po sillesh në mënyrën më të turpshme. Sado që përpiqem të bëj PR ty…

Astrit Patozi: Boll.

Agron Gjekmarkaj: Boll përdore në familjen tënde.

Astrit Patozi: Nuk më nxjerr nga takti.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ke takt, sepse po të kishe duhet të kishe dhe logjikë.

Astrit Patozi: Copëtimi edhe i djathtës edhe fragmentizimi nuk bën dëm interesit publik, sepse ja ku është shembulli më i keq. Në anën e pushtetit, qeveria, gjithçka e komandon Edi Rama, nuk është se gjërat po shndërrisin, por po shkojnë keq e më keq. Të gjitha janë jashtë kontrollit. Puna është çfarë opozite po bën e djathta, për këtë flasim. Mua s’më intereson PD. Por çfarë po bëjmë ne. Ne po bëjmë atë që LSI dhe PD, demonstruan që se bëjnë dot, e që i mundi thellë Edi Rama. Ne jemi futur si një vlerë e shtuar e opozitës. Do të bëjmë të mundur që ata shqiptare që nuk durojnë polet e stërkonsumuara të politikës, të kenë një vizion tjetër. Unë e njoh PD më mirë se sa Agroni, për këtë kam dhe konsensusin e të gjithëve. Por opinioni publik duhet të dijë se përse është në këtë derexhe opozita. Partia Demokratike s’po e bën gjyqin, sepse është në aleancë me LSI. Unë jam kundër, nuk e gjykoj. Por s’mund të thotë që jam pranë LSI dhe jam i djathtë. Edhe ne që jemi demonstruar si të djathë gjithmonë, thotë që janë me Ramën. Ne kërkojmë vota për vete. Ne këto vota i kërkojmë sepse mendojmë që partia jonë është në dobi të shqiptarëve.

Agron Gjekmarkaj: Je çapraz. Po të kishe përgjegjësi.

Astrit Patozi: Nuk merr vota kështu. The s’kam mendim, më le të mbaroj…

Agron Gjekmarkaj: Ke qenë në drejtim të PD, në të kundërt rri në shtëpi.

Astrit Patozi: Po flas për konceptin që ne kemi. Koncepti që ne kemi është që Shqipëria duhet të dalë nga ky qerthuj e këtë nuk e nxjerrin ato personazhe që nuk kanë ndryshuar asgjë. Ata nënshkruan në 5 qershor që e duam Shqipërinë siç është. Ne themi që rotacioni është i duhur. Nuk është problemi i një personi, por i sistemit politik në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për reforma të reja politike, që kthejnë ndryshimin.

Agron Gjekmarkaj: Fol edhe kundra të majtës. Ke një orë e gjysmë e flet vetëm për të djathtën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb