Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” deklaroi se ndoshta edhe presidentin Ilir Meta e ka “pushtuar sëmundja” që kanë politikanët shqiptarë, atë që nuk përputhen fjalët me veprimet.

Gjekmarkaj u shpreh se duhet parë nëse fjalët e Metës janë njësoj si veprat.

Është e vërtetë që Meta po bën njeriun politik. Politikanët shqiptarë ngrenë shumë lart stekën e retorikës dhe vjen një moment që veprimet nuk janë si fjalët. Presidenti deri dje ka dënuar djegien e mandateve , ndëra tani thotë se dua të shkrij parlamentit. Meta duhet të përputhë fjalët me veprat”, tha Gjekmarkaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb