Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u kap me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në emisionin Open në Top Channel mbrëmjen e sotme.

Pasi Mediu tha mendimin e tij për atë se kush duhet të largohet nëse humbet: “Nuk pashë si alternativë Ramën, se tani po marrin të mirëqenë Bashën dhe Berishën. Duhet të kuptojmë vlerën e çdo vote. Duhet të kuptojmë vlerën e kandidatit. Jo të kryetarit, nuk gjendet zgjidhja tek Basha dhe Berisha, por te kandidati që do përfaqësojë. Pse na do PD kur kanë humbur zgjedhjet? Nëse ecim në këtë mënyrë, duke ia futur njëri-tjetrit nuk jemi më 1 shtëpi më, nuk jemi më opozitarë”.

Nga ana tjetër Gjekmarkaj nuk u pajtua me të duke iu kthyer kundër: “Mos më bëj të të kthehem tani, po rri, se me votat e PD ke ndejtur aty ku je këto 30 vjet”.

Mediu: Po ti pse po e kthen personale.

Gjekmarkaj: Po nuk po e kthej personale, por nuk ke asnjë peshë në historinë politike shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb