Agron Gjekmarkaj në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ tha se Partia Demokratike nuk mund të rithemelohet në konflikt me perëndimin, ndërsa shtoi se shqiptarët janë përcaktuar si një komb pro-perëndimor.

“Basha nuk u përfshi në betejën personale të Berishës. Ky kongres filloi me foltore dhe ishte idenë e një njeriu e cila nga foltorja në foltore mori formë. Përpunimi i këtij Kongresi ishte ngjarja e sotme. Akti për të ardhur në PD në një formë të dhunshme le të themi…Në momentin që je pjesë e një organizate paralele, rregullat janë anashkaluar dhe protagonist i ngjarjeve ka qenë Sali Berisha. Ne shohin ca njerëz që njihen për lëpirës të Berishë nuk kanë ngritur kurrë një kauzë. Kurrë nuk mund të rithemelohet PD në konflikt me perëndimin. Shqiptarët janë përcaktuar një komb pro-perëndimor, nuk mund t’ja bësh këtë atentat shqiptarëve.

Nga ana tjetër analisti Mixhozi u shpreh se Partia Demokratike është gjendur përballë dy krizave, krizës së kryetarit dhe krizës së ish-kryetarit.

Po ashtu ai theksoi se kryedemokrati Basha nuk u lejua kurrë të ishte vetvetja, ndërsa shtoi se kësaj situate tashmë i ka ardhur fundi, pasi nuk mund të bashkëjetohej më me rezultatet negative.

“PD ndodhet këtu sepse humbi zgjedhjet e 25 prillit, fillimisht. Më pas vjen shpallja e Berishës non-grata. Por sjellja hipokritet gojëmbyllur e berishistëve në raport me krizën e parë dhe një sjellje jo e sinqertë e bashistëve në momentin që u shpall non-grata. Shpallja non-grata e Berishës i shpërtheu të gjitha krizat se bashku. PD ka krizën e ish-kryetarit dhe krizën e kryetarit, pra ka ardhur fundi i rrugës, nuk mbante më kjo bashkëjetesë sepse rezultatet ishin negative. Pra ndodhemi në një situatë ku PD ka dy kriza që duken të ndryshme, por janë në një krizë ku Basha nuk u lejua kurrë të ishte vetvetja.  Nëse zyra e Palokës do të hapej para Kongresit të 11 dhjetorit për të parë  formularët njëri apo Kongresi tjetër do të binte”, tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb