Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, është ndalur në fjalën e tij në Kuvend, në marrëveshjen me Greqinë për qendrën policore në doganë.

Gjekmarkaj thotë se qeveria me në krye Edi Ramën e ka kthyer politikën e jashtme në një instrument të arritur nëpërmjet diplomacive personale.

Sipas tij, është zbehur raporti me fqinjët dhe Kosovën dhe është lidhur marrëveshje me Serbinë.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Të nderuar deputet !

Politika jone e jashtme në fakt është e brendshme dhe ajo e brëndshmja nuk u bë kurrë e jashtme.

Në gjuhen e saj të trashur si salep nga moskonsiderimi, ajo di vetëm të thotë ” Dobro jutro e buona sera , dobroveçe e kalimera, good mornig e akshamllar habituni ju o shqiptar” !

Që kur u bë shteti ynë , i vogel, i gjymtuar nga coptimi , një kompleks provincial prej të cilit nuk ndahemi dot erdhi vetem duke u harlisur si kungulli në bahçe ! Ai i udheheqesve të saj shpesh , gjakatarë, dordolecë e matrahula ,për tu bërë kinse fanar ndriçues, magjepes aqsa i lënë pa frymë të huajt , me dije e sharm , me tollume e qillota , me citime e fjalë të kota.

Teper të gjatë e madhoshë për tu larë në prrosken e vogel me ujë të ndenjur , të atdheut ,lundrojnë në detet e diplomacisë boterore.

Në pamundesi për ti nderruar imazhin një shteti të perzhitur nga historia, korrupsioni e banaliteti, vënë shtetin në dispozicion të imazhit personal për tu kthyer në vatan të rruar e të qethur , allafrenga ,me fotografi, gazeta e intervista që i madh e i vogel të mbajë frymen e të ndryshojë rrymën.

Në vend që të bëjnë markë shalqinjet e Torovices, mollet e dibres e të korçes, djathin e Gjirokastres e domatet e Lushnjes , fiqtë e qeverisë duan të shnderrohen vetë në markë , në brendy , në trendy , vasalë andej e bimbashë arrogantë ketej, gaztorë matanë e të murretyer në këtë anë.

Zero , Zero, Zero probleme me fqinjet u tha dikur me piskamë e zenit . Ja ku jemi te zerimi i problematikes me Greqine. Kemi hequr dore nga paketa e problemeve , nga trajtimi i tyre pasi ju tregoi i madhi , se si Athina fliste shqip e me pas Gjergj Dushmani kapedani e shpetoi atë nga jatagani e gazepi i flakeve.

Më pas gjithçka u zgjidh ne menyre te njeaneshme , çdo gjë siç e duan ata. Çeshtja e detit u stis e u bitis qe ne të dukeshim interesant në konfliktin Turko -Grek kur ne fakt u gjendem mes dy kuajve që ndeshen në lëmë e morem shkelma pa fund. Presim meshiren e Dendiasit apo Micotaqit per të marrë vesh ndonjë lajm apo vazhdimin e çeshtjes se ketu eshte mbajtë sekret gjithë ai ibret.

Kot shkuan edhe bisedat pleqerishte të Ditmirit me Kociasin e buzeqeshur e babaxhan ndane zjarrit si jaranë.

Ulja ne dukje e retorikes midis dy vendeve eshte shoqeruar me terheqje , me leshime ndaj drames çame dhe me braktisje ndaj halleve e kerkesave te emigranteve.

Harresa ndaj ligjit te luftes u pa si e vetmja rrugedalje nga premtimet e shumta për heqjen e tij, por ai rri ende i shkruar si monument turpi e kercenim i se shkuares.

Një fenomen po spikat prej disa vitesh, po rritet si shtogu në plehun e mediokritetit dhe vetëmburrjes.

Personalizimi i marredhenieve dy paleshe me shtetet, shoqeruar me mungesen e memorizimit dhe informacionit zyrtar nga institucionet perkatese.

Një rëndje, një turravrap për të hequr dore nga angazhimi shumepalesh ne rajon nepermjet nismave rajonale, si CEFTA, etj, duke u zvendesuar me Open Ballkan, objekt konflikti me Kosoven dhe vendet e tjera fqinje ka marrë trajtë të plotë. Druzhe Vuçiçi është bë vlla e Albin Kurti komshi.

Një mungese transparence se si bëhet politika e jashtme na shfaqet në çdo kerkim.
Pa një konsultë paraprake hartohen dhe firmosen marreveshje mes shtetesh pa marrje mendimi të institucioneve.

Për me teper opozita e opinioni publik anashkalohen, a thua se janë tendera rrugesh apo tendera sekret ilaçesh!

Diplomacia merret me kurimin e brendy-t , imazhit te KM dhe aspak me zbatimin e nje politike te jashtme aktive!

Prej vitesh shumices se ambasadoreve u ka kaluar mandati ne detyre dhe askush nuk kujtohet per ti nderruar .

Vlersimi qe ka pushteti per to eshte si per nje tufe azilantesh diplomatik, per te cilet ne paguajme taksa dhe qeveria i perdor si mazhordom lepe -peqe, ne udhetimet e saj enigmatike, ekzotike dhe aspak ekonomike.

Amabasada e zulluve ne Paris të jetë shkrur per ne ???

Në Vatikan në nje shtet kaq të rendesishem ne diplomacine boterore prej 8 vitesh nuk kemi ambasador dhe kjo është mosvlersim , fyerje per kontributin historik qysh nga koha e Skenderbeut që ky vend ka dhënë për ne. Jemi ne kufijtë e atentatit ndaj interesave kombetare.

Marrdheniet nderkombetare prej kohesh, jane monopol i KM i cili gjithe politiken e tij te jashtme e bazon fek e ashtuquajtura diplomaci personale. Kjo ka bere qe aksi i marredhenieve tona tradicionale me fqinjet te lekundet dhe te krijoje trazime.

Fjala vjen, KM yne, duke lene ne hije MPJ prej disa vitesh ka vendosur nje standard marredheniesh dypaleshe me Serbine, te cilat kane tejkaluar jo rralle marredheniet tona me Greqine, Italine, Maqedonine e Veriut se fundi edhe Kosoven.

Prej se KM u be kryediplomat, prej se edhe ligji per sherbimin e jashtem ndryshoi per ti dhene atij gjitha kompetencat, askush nuk ka mekanizmat dhe mundesine per te bere nje bilanc te politikes sone te jashtme.

Kjo qeveri ka problem transparencen dhe per kete mjafton te shikosh arkivin e mjere te njoftimeve qe nuk thone asgje per marreveshjet qe nenshkruhen. Per te mesuar mbi to , ndonjehere duhet te shohesh faqet zyrtare te ministrive te fqinjeve.

Kostoja e interesit kombëtar dhe marredhenieve te fqinjesise se mire eshte shume me e larte se cdo tender e koncension qe jep kjo qeveri.
Une mendoj se ka ardhur koha qe jo vetem ne si parlamentare, por gjithe shoqeria ti kerkoje nje bilanc politikes sone te jashtme per efekshmerine e saj ne marredhenie me fqinjet dhe partneret tane.

Politika e jashtme e Shqiperise ka nevoje te rikthehet ne shinat institucionale dhe te kete llogaridhenie e transparence per hapa qe behen ne emer te vendit tone.

Me kete rast, duke i falenderuar diplomatet tane që nuk u bënë pengese për bazen e Kuçoves si dhe duke i uruar suksese misionit tone ne OKB ne permbushje te mandatit si anetar jo i perhershem i Keshillit te Sigurimit, do kerkoja me shume seriozitet dhe perkushtim ne mbeshtetje te Kosoves!

Ne fund sic e do zakoni, ju pershendes të gjithve me vargjet Konices;

“Se kanë dalë ca zuzarë/ që u linden shqipetarë/e punojnë natë e ditë që të mbetemi pa dritë/është turp prej kesi krimbash/ të mundohet një komb trimash”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb