Pedagogu i njohur dhe kandidati për deputet i PD, në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka postuar në rrjete sociale, një fotografi ku shihet nën shoqërinë e kryedemokratit Lulzim Basha dhe dy shkrimtarëve, Preç Zogaj dhe Pashk Përvathi.

Fotografia që daton rreth dy vite më parë është publikuar në rrjete sociale nga vetë Gjekmarkaj, i cili shkruan:

“Vite më parë me z.Lulzim Basha përkundruall Lezhës dhe me dy intelektual të shquar lezhjanë. Shkrimtarin z.Preç Zogaj, krenaria e letersisë bashkëkohore shqipe dhe z.Pashk Përvathi, poetin e peisazhit shqiptar, mjeshtër i padiskutueshëm”.

Pas fotos së publikuar nga Gjekmarkaj, ka reaguar Zogaj, i cili e ka fiksuar momentin e fiksuar si një ditë të bukur. Më tej ai shton se e ka pritur me kënaqësi kandidimin e Gjekmarkajt në qarkun e Lezhës, një kandidim sipas tij që nderon zgjedhësit lezhjanë.

Reagimi i Zogajt:

Nje kujtim shume i bukur nga nje dite po aq e bukur ne Lezhe me mikun tone te dashur, kryetarin e PD- se, zotin Basha.
Shume faleminderit, Goni.
Shkrimet e tua te nje niveli shume te larte profesional per librat e mi nder vite me kane dhene sadisfaksion,dije dhe nxitjen per te synuar me shume.Mirenjohje.
E kam pritur me shume kenaqesi kandidiimin tend ne listen e Partise Demokratike per qarkun e Lezhes.Nje kandidim i merituar qe nderon zgjedhesit lezhjane.Te gjithe atyre qe kane pare te une si deputet i kesaj partie ne Lezhe nje profil intelektual ne Kuvend dua tu them se ne kete rrafsh stafeta vazhdon dhe shkon me perpara me Agronin
Koha punon per ndryshimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb