Alferd Lela dhe Agron Gjekmarkaj të ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 kanë kritikuar Ramën për 30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali.

 

Gjekmarkaj shtron pyetjen se a ka mundësi Shqipëria të nxjerrë trupa mjekësore nga vendi për imazh në Itali?

Kurse nga ana tjetër Lela e kritikon Ramën për shfaqjen e tepërt me mjekët dhe mediat italiane duke thënë se është shef i qeverisë dhe duhet të qeverisë dhe jo të bëjë shefin e marrëdhënieve me publikun apo Public Relations.

 

DEBATI NË REAL STORY

AGRON GJEKMARKAJ: Është një gjest i bukur dhe nuk e kam me cinizëm. E shoh me sy, nuk jam mjek, bombardohem me lajme gjithë ditën dhe bëj pyetjen a ka mundësi Shqipëria realisht të nxjerrë trupa mjekësore? Çon valencën e imazhit në Itali.

 

Nuk janë gjithë pompistë. Ka qenë dhe infermier.

ALFRED LELA: Edi Rama është shefi i qeverisë dhe jo shef i PR. Në vend të merret me qeverisjen e vendit por me skenografi dhe PR del jashtë kompetencave dhe detyrave dhe qëllimeve kryeministrore. Jam në qortim të prirjes së Ramës për të qenë shef i PR. Rama luan trajnerin allasoj. Kur punët i shkojnë mirë mere vetë meritat, kur i shkojnë keq thotë fake news kazan.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb