Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët në Rubik, ku theksoi se të gjithë duhet të jenë të vendosur për t’u përballur me sfidat që sjell e keqja.
“Njëzëri për një Qeveri Teknike, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një rotacion demokratik, dhe për ndalimin e shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë”, u shpreh Gjekmarkaj, duke theksuar problemet që prekin vendin.
Gjithashtu, Gjekmarkaj theksoi se PD është e angazhuar për një qeverisje të ndershme, duke përmendur disa nga arritjet e saj.
Postimi i plotë:
Një takim domethënës me demokratë e qytetarë të Rubikut së bashku me Kryetarin e PD-së Mirditë, z.Aleksander Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z. Albert Mëlyshi!
Të gjithë të vendosur për përballje frontale me të keqen! Të gjithë një zëri për Qeveri Teknike, zgjedhje të lira e të ndershme, rrotacion demokratik, ndalim i shpopullimit, korrupsionit dhe varfërisë. Angazhim i plotë per diasporën që të votojë ndryshimin. Dialog e llogaridhënie. Rubiku i pasurive nëntokësore i lënë në harresë në 12 vitet e pushtetit të Edi Ramës!
Qytetit i mungon hyrja, Bashkisë Mirditë nuk i mundësohet asnjë fond! Papunësi, mjerim e heqje të asistencave sociale nga Qeveria e Edi Ramës. Shkolla e qytetit ka nevojë për ndërhyrje restauruese urgjente! Ministrja Manastirliu mos ta fshehë në sirtar projektin e Bashkisë Mirditë!
Programi i PD, minimum jetik 200 euro! Pensione mbi 200 euro ! Rrogë mesatare 1200 euro! Rrogat më të lartat në rajon për pedagogët, mësuesit dhe sistemin mjekësor! 160 milion euro per bujqesinë!
Infrastrukturë e duhur për turizëm elitar në Mirditë, Lezhë, Kurbin e kudo! Luftë bandave dhe arrogancës! PD qeveris ndershmërisht, më mirë!
Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk lëvizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj!
(BalkanWeb)