Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj në vizitën e tij në Nju Jork është takuar me vatranët, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Ai thotë se “vatra” është ideja dhe jo personi dhe nëpërmjet këtij objekti, shqiptarët atje, tregojnë dashurinë për vendin amë.

Gjekmarkaj thotë se klima e debatit është më mirë se uji i ndenjur i hipokrizisë apo nënshtrimit, ndërsa shton se edhe 5 veta që formojnë një pritë meritojnë respekt.

Postimi i Gjekmarkajt:

Dje pata kenaqësinë të pritesha në selinë e vatres në Neë York në një bashkëbisedim me vatranet në 100 vjetorin e mardhenjeve SHBA-Shqiperi. Kenaqesi është të konstatosh që “Vatra” mbetet ndonese brezat dhe kohet ndryshojnë. Kështu ndodh sepse “vatra” është ideja dhe jo personi, është dashuria e tyre për vëndin amë, është mirnjohja dhe miqesia e perjetshme e shqiptarve me SHBA që të kujton atë sokellimen e kohrave të dikurshme “mbahu nëno mos kij frikë se ke djemtë më Amerikë” . Bukur të shohesh që shqiptaret jetojnë me shqetesimet e vendit amë , me ngjarjet, perspektivat dhe personazhet. Keq e perjeton që ne nga Shqiperia për ta pothuaj nuk bëjmë asgjë veçse fjalime. Po kaq i kishte trazuar ata edhe kriza e Opozites ! Personalisht gjykoj se klima e debatit është më mirë se uji i ndenjur i hipokrizisë apo nënshtrimit. Pritat që me behen me porosi kudo qofshin në Neë York a në Tiranë bashkë me gjyqet mediatike dhe genjeshtrat e trasha që perhapin as më trembin as me ndalin e as me ndryshojnë mendim. Edhe pesë veta që formojnë një pritë meritojnë respekt e marrin pergjigje edhe pse nuk perfaqesojnë një organizatë ashtu siç një person nuk perfaqeson një parti , një shoqeri apo një komb edhe kur bën turpe si inicimi i peticionit kunder ambasadores Yuri Kim.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: