Nga: ZONJA KATERINA

1 gjel
5-6 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
3 qepë
3 thelpinj hudhër
Kanellë, bahar
Karafil, arrë moskat
2 lgj pelte domate
2 domate pa cipë
1 lç sheqer
¾ gotë verë të kuqe
2 pako jufka ose taliatele
Kripë, piper i zi
Djath për servirje

Në një tenxhere me fund të gjerë hedhim vajin dhe gjalpin. Sapo gjalpi të shkrijë vendosim racionet e gjelit të spërkatura me kripë. I kaudisim racionet e gjelit nga të gjitha anët dhe më pas i vendosim në një pjatancë. Tek yndyra e mbetur kaurdisim për 2-3 minuta qepën dhe hudhrat e grira hollë. Më pas vendosim racionet e gjelit duke shtuar dhe të gjitha baharnat. I lemë për 1-2 minuta derisa baharnat të nxjerrim aromat e tyre dhe më pas shtojmë domatet së bashku me salcën. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë dhe piper dhe e lemë salcën të marrë valë. Më pas e shuajmë gatimin me verë të kuqe dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujë ose buljon në masë të gatimit. E lemë të ziejë në temperaturë të ulet për rreth 1 orë e 30 minuta. Nga fundi i pjekjes vendosim jufkat të ziejnë që ti kemi gati për ti servirur me racionet e gjelit me salcë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb