GJERMANI-Qytetaria nuk ka ‘vdekur’. E tillë është dhe historia e një gjermani, i cili edhe pse gjeti një shumë të konsiderueshme parash, ai sërish ia dorëzoi të zotëve.

Disa bileta avioni, pasaportat dhe rreth 13.000 dollarë u kishin humbur dy turistëve amerikanë në Gjermani në kohën kur kishin vizituar qytetin historik të mbrojtur nga Unesco-ja, Bacharach në Rheinland-Pfalz. Mësohet se qytetari i ndershëm, nga Kirchheim i Hessenit ka qenë ai që i ka gjetur paratë dhe sendet e humbura dhe i ka dorëzuar në polici.

Sakaq, mediat gjermane raportuan se dy amerikanët, 26 dhe 27 vjeç kishin bërë një kallëzim penal në polici si dhe kishin njoftuar konsullatën amerikane për humbjen e parave dhe gjërave me vlerë. Vetëm disa orë më vonë dy amerikanëve u janë kthyer paratë, falë gjestit fisnik të qytetarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: