SARANDË- Një operacion i efektivëve të antidrogës në Komisariatin e Policisë së Sarandës ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e 5 parcelave me kanabis.

Droga sipas burimeve zyrtare u gjet në vendin e quajtur “Galishta” në fshatin Tatzat në Delvinë, në total 3223 bimë kanabis.

Po kështu u gjetën edhe 55 bimë në proces tharjeje si dhe 3 thasë me peshë 16 kg e 650 gram. Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy kultivuesit me iniciale F.B. e A.ZH., përkatësisht 39 dhe 45 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: