PUKE – Gjenden armë dhe drogë në furgonin e linjës Fierzë-Pukë-Bajram Curri. Policia e Pukës, gjatë një kontrolli të ushtruar në bazë të informacioneve paraprake, zbuloi në furgonin me targë AA 982MG një armë tip pistoletë TT dhe 500 gramë hashash, ndërkohë që brenda furgonit të linjës janë gjetur dhe mallra të tjerë në vlerën e 5000 eurove.

Burime nga Policia e Pukës bëjnë me dije se u arrestua shtetasi Fatmir Martin Bushgjokaj nga Lekbibaj i Bajram Currit, i cili sipas policisë posedonte lëndën narkotike. Ndërkohë për armëmbajtje pa leje është arrestuar shtetasi Tonin Zef Pepkolaj.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: