Shkrime origjinale të fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë, Salvatore Quasimodo, të përkthimit të epigramave të poetit grek Leonidas, u gjetën në bibliotekën ”Acclavio” në Taranto.

Lajmin e dha kryebashkiaku i qytetit, Rinaldo Melucci duke shpjeguar se “emocioni i atyre teksteve të shkruara me dorë ishte shumë i fortë”.

”Taranto, shton kryetari i bashkisë “ka qenë një vend i kulturës për 28 shekuj. Ky thesar i rizbuluar konfirmon se ambicia jonë mbetet e madhe”.

Administrata bashkiake, së bashku me zyrtarët e bibliotekës ”Acclavio” tashmë po përfundon për t’i bërë këto transkriptime të mrekullueshme një trashëgimi të përbashkët të të gjithë komunitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb