INDONEZI

Në një shpellë në ishullin indonezian Borneo është gjetur vizatimi më i vjetër i një kafshe, ndërsa bëhet fjalë për të paktën 40.000 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).


Arkeologët në muret brenda shpellës gjetën shumë vizatime në të cilat janë vizatuar fenomene dhe qenie reale.

Supozohet se bëhet fjalë për kafshë të egër, buall.

Në shpellë u gjetën vizatime të ngjashme me portretet e njeriut, si dhe vizatimet e dorës së njeriut. Portretet janë të paktën 13.600 vjeç të vjetra ndërsa shablonet e kryqëzuara janë mbi 51.000 vjeç.

Rajoni në të cilin u gjet shpella e ngjashme si një galeri e lashtë e artit, është relativisht i panjohur dhe i pa eksploruar, kështu që arkeologët shpresojnë të gjejnë ende artefakte të ngjashme që do të zbulojnë detaje të panjohura nga e kaluara e largët për njerëzimin.

(BalkanWeb)

Etiketa: