KOSOVË-Tre sirianë janë gjetur pa ndjenja nga policia në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Sipas mediave në Kosovë sirianët po marrin trajtimin shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa gjendja e tyre është përmirësuar.

Mësohet se tre personat nga Siria po udhëtonin me një kamion me targa bullgare, që drejtohej nga njëri prej tyre.

Shkak i gjendjes jo të mirë shëndetësore dyshohet lodhja dhe dehidratimi për shkak të udhëtimit të gjatë.

Paraprakisht dyshohet se sirianët synonin të kalonin nga Kosova drejt Gjermanisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: